KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Dita Ndërkomëtare e Lumenjve, Shqipëria në alarm
Dita Ndërkomëtare e Lumenjve, Shqipëria në alarm

Dita Ndërkomëtare e Lumenjve, Shqipëria në alarm

Në Ditën Ndërkombëtare të Lumenjve, autoritetet shqiptare kanë dhënë alarmin. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të mbrojtura Zamir Dedej, gjatë një aktiviteti të zhvilluar me këtë rast, tha se shtratet e lumenjve dhe grukëderdhjet e tyre janë dëmtuar seriozisht. “Nga të dhënat që kemi, lumenjtë më të dëmtuar janë pjesa e Erzenit dhe Ishmit basene që depërtojnë në pjesën ku kemi popullatën më të madhe Tiranë dhe Durrës dhe kuptohet që dhe pjesa e mbetjeve është më e madhe. Ndërkohë kemi lumenj të ndotur, Gjanica që është efekti i naftës. Pastaj kemi lumenj që janë dëmtuar nga marrja e inerteve Mati dhe lumenj të tjerë dhe pastaj është pjesa e fundit, ajo e ndërtimit të HEC-eve. Për këtë jemi në analizë e sipër se kush është pjesa më e dëmtuar e lumenjëve” tha zoti Dedej.
Sipas tij ndërhyrja brutale ndaj lumenjve ka sjellë rritjen e dëmeve vit pas viti, veçanërisht në pëmbytjen e tokave dhe qendrave të banuara. “Natyra po na kthen mbrapsht atë ndërhyrje jo të kontrolluar që shumë herë kemi bërë. Përmbytja lidhet me ndërtimin e digave ose të ndërtimit të basenit lumor, i cili shton shpejtësinë dhe efektet gërryese që kanë. Kjo lidhet edhe me dëmtimet që kemi bërë në pyje, pra nëse ka një erozion të madh kjo reflektohet në pjesën e ultësirës ku lumenjtë marrin shpejtësi dhe përmbytën. Duhet të kemi parasysh që përmbytjet ndodhin edhe nga ndërtimet që janë bërë jo në vendet e studiuara” ka spjeguar Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të mbrojtura Zamir Dedej.
Shqipëria konsiderohet si një vend me risk të madh reziqesh natyrore, veçanërisht nga përmbytjet të cilat kanë filluar të konsiderohen si të zakonshme. Në shkurt 2015 u përmbytën rreth 3,000 hektarë dhe mbi 600 banesa në pjesën perëndimore e jugperëndimore të vendit. Nga këto përmbytje u prekën rreth 42,000 persona, ndërsa rreth 600 familje u desh të evakuoheshin. Dëmet që shkaktohen llogariten në miliona euro çdo vit. Por kësaj fature i shtohet edhe fatura e nevojës së rikthimit të tyre në gjendjen e mëparshme. Autoritetet thonë se kjo është një barrë e rëndë për ekonominë shqiptare,