KRYEFAQJA » LAJME » “Dita pa makina”, Bashkia e Tiranës organizon aktivitete të ndryshme

“Dita pa makina”, Bashkia e Tiranës organizon aktivitete të ndryshme

Bashkia e Tiranës ka rikthyer nismën “dita pa makina”. Deri në nisje të punimeve për sheshin “Skënderbej”, çdo e dielë do të jetë një ditë pa makina. Nisma që prek segmentet rrugore që lidhen me qendrën e Tiranës synon të jetë gjithëpërfshirëse për qytetarët, me aktivitete të ndryshme kulturore. Në një njoftim, bashkia bën me dije se këtë të dielë në ditën pa makina ka një sërë aktivitetesh që nisin në parkun Rinia, me një kinema verore, ku do të shfaqet dokumentari “Nje turist në Tirane”. Po në këtë park, ka një ekspozitë me foto të Tiranës, si dhe do të organizohet panairi i mjedisit me artizanë që punojnë lëndë të riciklueshme. Ndërsa në sheshin “Skëndërbej” qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin koncerte të rrymave të ndryshme muzikore. Bashkia ka menduar edhe për fëmijët një sërë aktivitetesh me lojëra të ndryshme.