KRYEFAQJA » LAJME » “Dita pa makina”, e përjavshme në Tiranë; Veliaj: Po investojmë në infrastrukturë dhe kulturë
veliaj

“Dita pa makina”, e përjavshme në Tiranë; Veliaj: Po investojmë në infrastrukturë dhe kulturë

Ditët pa makina do të shndërrohen në traditë në Tiranë. Gjatë një aktiviteti për hapësirat e gjelbëra dhe mobilitetin, kryebashkiaku Erion Veliaj lajmëroi se që prej datës 22 maj, Tirana do të përjetojë vazhdimisht ditë pa makina. Veliaj përsëriti se Bashkia e Tiranës po përpiqet të investojë jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në kulturë. Ndërkohë, sheshi Skëndërbej brenda vitit do të kthehet në hapësirën më të madhe të përhershme për këmbësorët. Ndërsa kampionatin evropian të futbollit, qytetarët e Tiranës mund ta ndjekin në sheshin “Nënë Tereza”, i cili do të kthehet përkohësisht në një hapësirë pa makina.