KRYEFAQJA » LAJME » Ditë zie në Maqedoni

Ditë zie në Maqedoni

Maqedonia është sot në zi, në nderim të 21 personave që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve nga shirat e rrëmbyer që përfshinë vendin mbrëmjen e së shtunës. Vendimi për shpalljen e të hënës ditë zie u mor nga Qeveria e Maqedonisë në një mbledhje të jashtëzakonshme. Qeveria vendosi gjithashtu që në dy javët e ardhshme të mbaje gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoninë Perëndimore, pjesa më e prekur nga përmbytjet. 20 prej viktimave janë identifikuar dhe trupa e tyre u janë dorëzuar familjarëve, ndërsa 1 person është ende në proces identifikimi. Përmbytjet shkaktuan edhe plagosjen e dhjetëra qytetarëve të tjerë, ndërkohë që ka edhe persona të zhdukur. Të dhënat paraprake flasin për 6 persona të zhdukur, ndërsa në institucionet shëndetësore kanë marrë ndihmë mjekësore 56 të plagosur. Ministri i Brendshëm i Maqedonisë, tha policia dhe institucionet tjera të vendit me ekipet e tyre gjenden në terren, ku vazhdojnë kërkimet, duke kontrolluar çdo metër për gjetjen e viktimave.