KRYEFAQJA » LAJME » Divjaka përmirëson shërbimin e pastrimit
Divjaka përmireson shërbimin e pastrimit

Divjaka përmirëson shërbimin e pastrimit

Bashkia e Divjakës po intensifikon përpjekjet e saj për të përmirësuar shërbimin e pastrimit të mjedisit dhe menaxhimit të mbetjeve, ndërsa sezoni veror sapo ka nisur. Me fonde të veta bashkia ka blerë 2 makina teknologjike e 800 kosha mbeturinash, që do jenë në çdo lagje të njesisë së re administrative. Bashkia e Divjakës po bën dhe menaxhim më të mirë të vendgrumbullimeve të mbetjeve, ndërsa pret të bëhet pjesë e projekteve kombëtare për ndërtimin e një landfilli.