KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Djali më me fat në botë
Djali më me fat në botë

Djali më me fat në botë

Po bën xhiron e botës lajmi se një 19 vjeçar nga SHBA mund të konsiderohet njeriu më me fat në botë. Ai është Mason Wells, një misionar mormon i cili ishte një nga të plagosurit e shumtë të sulmeve të martën në Maelbeek të Brukselit, bashkë me dy kolegët e tij dhe pesë anëtarë të familjes. Njoftohet se të gjithë ata janë jashtë rrezikut për jetën. Por për Wells ky nuk është rasti i parë që ai i shpëton një sulmi terrorist. Gati një vit më parë ai shpëtoi edhe nga një sulm i ngjashëm në Paris, ku humbën jetën 130 persona. Djaloshi amerikan ka qenë i pranishëm dhe i ka mbijetuar edhe sulmit terrorist në Maratonën e Bostonit në vitin 2013. Lajmi veç habisë admiruese, është komentuar edhe me nota humori. Në rrjetet sociale shtrohet pyetja, se çfarë ka dashur ky i ri në të tre keto ngjarje drithërruese. “Nëse e shikoni në Australi, më thoni të iki se nuk dua të jem aty” shkruan një prej komentuesve.