KRYEFAQJA » LAJME » Djegia e autobuzit, ndoshta nga impianti i gazit
Djegia e autobuzit, ndoshta nga impianti i gazit

Djegia e autobuzit, ndoshta nga impianti i gazit

Kanë filluar të zbardhen hollësitë e para rreth ngjarjes tragjike në Krujë kur një autobuz me turistë nga Vlora mori papritur flakë. Sipas dëshmitarëve ka patur edhe një shpërthim, pëpara se autobuzi të digjej. Viktima, një grua e cila gjendej në fund të autobuzi, është përfshirë nga flakët dhe nuk ka arritur të shpëtojë. Sipas të dhënave më të fundit 12 persona nga 31 që kish autobuzi kanë marrë plagë të ndryshme. Për transportin e të plagosurve janë përdorur dhe dy helikopterë shëndetësorë. Policia mendon se shkak i kësaj tragjedie mund të ketë qenë shpërthimi i një impianti gazi, por arsyet e vërteta pritet të dalin pas një hetimi të plotë. Sipas të dhënave mjeti është regjistruar në dhjetor të vitit të kaluar dhe kolaudimi i mbaronte në qershor të ketij viti. Pasgjerët e autobuzit tashmë të shkrumbuar, janë pelegrinë të kishës ortodokse në Vlorë, të cilët ishin nisur në një udhëtim dy ditor me intinerar Vlorë-Krujë_Shkodër- Mali i Si dhe kthim. Prifti at Sotiraq Prifti ka bërë të njohur edhe emrat e udhëtarëve.