KRYEFAQJA » LAJME » Djegia e mbetjeve në Laç
djegia e mbeturinave, laç, ndotje

Djegia e mbetjeve në Laç

Vazhdon prej ditësh djegia e mbetjeve urbane në qytetin e Laçit. Djegja e këtyre mbetjeve, të grumbulluara prej 10 vjetësh në një gropë mes malit në lindje të qytetit, vazhdon në mënyrë të pandërprerë duke shkarkuar në atmosferë tym e gazra helmuese që mbulojnë jo vetëm qytetin e Laçit por ndjehen deri në Mamurras e Thumanë. Për banorët situata është alarmante. Asnjë masë konkrete nuk rezulton të jetë marrë deri më sot per t’i dhënë zgjidhje këtij problemi shqetësues. Shërbimi zjarrfikës ka qenë i vetmi që ka nderhyre per shuarjen e zjarreve por fatkeqësisht pa sukses. Krahas kërcënimit ndaj shëndetit të banorëve, situata bëhet më alarmante nga rreziku potencial që këto zjarre të prekin pyllin me pisha që shtrihet deri në hyrje të qytetit.