KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Do të gjykohet ish-infermieri i kampit të shfarosjes së Aushvicit
entrada auschwitz

Do të gjykohet ish-infermieri i kampit të shfarosjes së Aushvicit

Një 95 vjecar, ish-infermier në kampin e shfarosjes së Aushvicit, do të gjykohet muajin e ardhshëm në gjermani për ndihmën e dhënë në vdekjen e të paktën 3681 personave. Huber Z, mbiemri i të cilit nuk është publikuar nga autoritetet për shkak të ligjit gjerman të ruajtjes së të dhënave private, iu bashkua trupave naziste të SS (ES ES) në vitin 1940, dhe shërbeu si rreshter në Aushvic nga tetori i vitit 1943 deri në janar të vitit 1944, por gjatë kësaj periudhe u emërua si infermier për një muaj. Gjatë periudhes që Hubert Z, kreu detyrën e infermierit, të paktën 14 trena me të deportuar nga Franca, Austria dhe Holanda u stacioniuan në kampin famëkeq të Aushvic. Shumë prej tyre vdiqën në dhomat e gazit. Hubert Z nuk akuzohet se ka qenë në mënyrë të drejtpërdrejt i përfshirë në vrasjet, por prokuroria pretendon që ai është fajtor pasi megjithëse kishte dijeni për natyrën shfarosëse të kampit të përqëndrimit, ai vendosi të punonte atje, dhe në këtë mënyre ai me ndërgjegje mori pjesë në shfarosje. Hubert Z u dënua me më shume se tre vjet burg nga një gjykatë polake në vitin 1948. Pasi kreu dënimin, ai u vendos në gjermani, ku u hetua përfshirja e tij në Aushvic. Seanca e parë gjyqësore do të zhvillohet në 29 shkurt. Më shumë se 1.1 milione të burgosur, shumica hebrenj europiane, vdiqën në kampin e vdekjes së Aushvicit.