KRYEFAQJA » LAJME » Do të mblidhet pas javësh mungese komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi
komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi

Do të mblidhet pas javësh mungese komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi

Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi do të mblidhet të premten për të vijuar punën e lënë pas javesh më parë. Në një prononcim për mediat kryetari i këtij komisioni Fatmir Xhafa ftoi opozitën të zërë vendin në komision duke vënë interesat integruese të shqiptarëve mbi ato politike.
Me ose pa opozitën, puna për reformën në drejtësi do të rinisë të premten , aty ku mbet mëse tre javë më parë. Vendimin për mbledhjen e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi kryetari Fatmir Xhafa e cilësoi përmbushje të detyrimit që politika u ka shqiptarëve, për cka fton opozitën të mos mungoje.Xhafa la të kuptohej çuarjen në fund të reformës , ndërsa nënvizoi se tashmë ajo ndodhet në një moment vendimmarrjeje me shumë se negociues.