KRYEFAQJA » LAJME » Doda: Reforma në drejtësi të kalojë në referendum

Doda: Reforma në drejtësi të kalojë në referendum

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet propozon që çështja e Reformës në Drejtësi të zgjidhet përmes referendumit. Deputetja Mesila Doda në nje deklarate për mediat ka thënë se kjo është rruga më e mirë për të ecur me këtë reformë. Deputetja Doda gjithashtu ka thënë se PDIU nuk do të votojë për asnjë nen tjetër që nuk lidhet me reformën në drejtësi. Deputetja Mesila Doda tha se ka ardhur koha të dëgjohet zëri i sovranit.