KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Doing Business 2016”: Shqipëria zbret 29 vende; Ahmetaj: E prisnim, por ekonomia ka përmirësime!
Ahmetaj: Në 2017 rritja ekonomike 4 për qind

“Doing Business 2016”: Shqipëria zbret 29 vende; Ahmetaj: E prisnim, por ekonomia ka përmirësime!

Banka Botërore publikoi një ditë më parë raportin vjetor për lehtësinë e të bërit biznes, “Doing Business 2016”. Vlerësimi që përfshin periudhën nga viti 2014 deri në qershor të vitit 2015, e rendit Shqipërinë në vendin e 97, nga 189 vendeve. Një vit më parë ajo renditej e 68-ta. Për ministrin shqiptar të ekonomisë dhe sipërmarrjeve Arben Ahmetaj, kjo renditje ishte e pritshme nga ana e qeverisë, për shkak të dy indikatorëve, dhënia e lejeve të ndërtimit dhe marrja e certifikatës së pronësisë.”Me ndërmarrjen e reformës territoriale Këshilli Kombëtar i Territorit ka marrë vendimin për pezullimin e përkohshëm të lejeve të ndërtimit me qëllim harmonizimin e instrumentave të planifikimit territorial në kaudër të ndarjes së re territoriale. Dhe për një arsye tjetër, disiplinimin e nnërtimeve në Republikën e Shqipërisë. Kjo është një qasje afatgjatë për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë. Ne jemi të bindur që në raportin e vitit të ardhshëm kjo reformë do të gjejë një reflektim të drejtpërdrejtë në vlerësimin e indikatorit” tha zoti Ahmetaj në një dalje para mediave.
“Për t’i dhënë një përgjigje zerave që e kanë quajtur “goditje” për ekonominë shqiptare apo e atyre që e duan Shqipërinë të fundit në rajon përsa i përket konkurrueshmërisë” tha zoti Ahmetaj, “dëshiroj tju them se ekonomia shqiptare ka hyrë në një rrugë të qëndrueshme reformash agressive që shkojnë në thelb të ekonomisë, tek produktiviteti dhe konkurrueshmëria”. “Në thelb Shqipëria nuk është se ka humbur vende në raport me vetëveten. Në raport me vetëveten përkundrazi ka përmirësime, por sigurisht kjo është një sfidë e konkurueshmërisë që vendi ka me rajonin” tha ministrin shqiptar i ekonomisë dhe sipërmarrjeve Arben Ahmetaj lidhur me raportin “Doing Business 2016” të Bankës Botërore.