KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Dokufest: Sytë nga kinemaja e Kosovës
Dokufest, europa me produksione në Kosovë

Dokufest: Sytë nga kinemaja e Kosovës

Dokufest tashmë prej 15 vitesh është kthyer në pikëtakimin e kineasteve alternative që kanë diçka për të thënë jo thjesht me imazh por edhe me historitë që sjellin në ekranet shpërndarë në gjithë qytetin e Prizrenit. Në garën në 6 kategori një vend të veçantë zënë filmat në gjuhën shqipe shumica bashkëproduksione mes Kosovës dhe vendeve të tjera europiane, fondet e të cilave i kanë kthyer sytë nga historitë që Kosova ka për të treguar, sidomos pas suksesit të Filmit Shok.

Një Pikë Gjaku” dominoi programin natën e mbrëmshme si një nga katër filmat e shkurtër në garën kombëtare. Filmi i shkurtër me regji nga Bekim Guri i njohur për “Not My Day”, “Heshtje” dhe “The First Tunnel” është xhiruar në Prishtinë dhe eksploron konfrontimin e një shoqërie të shqyer në mes të tradicionales dhe modernes, nëpërmjet tri protagonistëve, të luajtur nga Majlinda Kosumovic, Ilire Vinca dhe Fitore Broqi.

Po ashtu mbrëmjen e së hënës ishte edhe premiera e filmit artistik“Performancë” nga Regjisori Dritëro Mehmetaj. “Performancë” portretizon dy aktore dhe sfidat me të cilat përballen ato në industrinë e festivaleve të artit pamor. “A Po t’Hin n’Vesh” është film i shkurtër 30-minutësh për historinë, evoluimin dhe ndikimin e muzikës. Nga instrumentet arkaike të tingujt e teknologjisë moderne, “A Po t’Hin n’Vesh” e paraqet ndikimin e muzikës në emancipimin e shoqërive dhe frymëzimin që i jep dashamirësve të saj. Të martën në garën Kombëtare shfaqen pesë filma,“. Ndër to “Machinima Film” nga Lum Çitaku, Think Tëice” është ko-produksion i Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me regji të Naser Shillovës,.“Toka” është filmi 25-minutësh nga regjisori nga maqedonia Ibrahim Deari si dhe “Treni”, me regji të Selmon Beha, është tregim i luftës së Kosovës.