KRYEFAQJA » LAJME » Dokumentar mbi traditat e kulinarisë ilire

Dokumentar mbi traditat e kulinarisë ilire

Kulinaria ilire specifikisht ajo e qytetit të Beratit ka tërhequr vëmendjen e Ahmet Dursun i cili pas disa vitesh punë kërkimore ka përgatitur edhe dokumentarin e cili tregon pjesë nga tradita e të ushqyerit të ilirëve. Autori i dokumetarit tregon se duhet të kultivojmë këto njohuri kulinare të trashëguara ndër shekuj.”Kemi një trashëgimi shumë të lakmueshme dhe nuk kemi përse të mendojmë se çfarë ka hyrë në Shqipëri është e të tjerëve” thotë zoti Dursun njohës i mirë i artit kulinar. “Madje në këtë sipërfaqe kaq të ngushtë sa kemi, mendoj se është një pasuri jashtëzakonisht e madhe. Mendoj se ashtu sikurse shumë pasuri që kanë ikur nga Shqipëria, duhet të përpunohen dhe të futen në tregun shqiptar dhe pse jo edhe në tregun matanë Shqipërisë” thotë Ahmet Dursun. Pas këtij dokumentari zoti Dursun mendon të vijojë edhe për të tjerë kushtuar traditave të kulinarisë së Gjirokastrës , Butrintit dhe Vushtrisë në Kosovë.