KRYEFAQJA » LAJME » Doll: Luajmë për fitore
Doll: Luajmë për fitore

Doll: Luajmë për fitore

Skuadra hungareze e Ferencvaroshit, ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në “Elbasan Arena” për t’u njohur edhe me fushën ku të mërkurën në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja me Partizanin, e vlefshme për turin e dytë paraeliminator të Ligës së kampioneve. Në konferencën për shtyp, trajneri i kampionëve të Hungarisë, Tomas Doll, është shprehur se luan vetëm për fitore. “Nuk e njoh shumë Partizanin sepse po ndiqja Skënderbeun në miqësoren që po zhvillonte. Por më pas e pashë ndeshjen e Partizanit me Bratislavën dhe them se jam i informuar mjaftueshëm. Dimë edhe që ka një trajner italian. Por me thënë të drejtën mendoj më shumë për skuadrën time se sa për kundërshtarin. Sot në mbrëmje luajmë për fitore, kështu u kam thënë lojtarëve të mi” tha Tomas Doll trainer i Ferencvaroshit.
Ndeshja Partizani-Ferencvarosh do të gjykohet nga një treshe arbitrash francezë. Ajo do të transmetohet drejtpërdrejt nga rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar.