KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në drejtësi, Xhafa pret Lu dhe Vlahutin
lu dhe vlahutin takohem me fatmir xhafajn

Reforma në drejtësi, Xhafa pret Lu dhe Vlahutin

Ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin po zhvillojnë një takim në kryesinë e kuvendit me kryetarin e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj. Takimi vjen një ditë pas mbledhjes së komisionit të posaçëm me fokus draftin paraprak të komisionit të Venecias por, që nuk gjeti dakordësi mes paleve.  Përaqësuesi demokrat Eduard Halimi kërkoi debat në nivel politik për t’i dhënë zgjidhje konsensuale, ndërsa deputetët e mazhorancës argumentuan se çështjet e parashtruara nga opozita janë të karakterit teknik dhe synojnë bllokimin e procesit. Deputeti socialist Pandeli Majko deklaroi se opozita synon të bllokojë procesin me pretendimet e reja që ka ngritur, teksa deputeti i Levizjes socialiste per integrim Spartak Braho kerkoi gjetjen e gjuhës së përbashkët të konsensus.