KRYEFAQJA » LAJME » Donald Lu:Një tjetër takim me kryeparlamentarin Ilir Meta

Donald Lu:Një tjetër takim me kryeparlamentarin Ilir Meta

Ndërsa koha kur drafti i refomës në drejtësi duhet të parqitet për votim në sallën e kuvendit, ngushton, diplomacia ndërkombëtare nuk heq dorë nga përpjekjet për të gjetur konsensus , për pikën e fundit të reformës që vijon të mbaje të ndara qëndrimet e palëve politike. Në orët e mesdites ambasadori amerikan Donald Lu, mbërriti në kryesinë e kuvendit, për një tjetër takim me kryeparlamentarin Ilir Meta.

Takimi vjen një ditë pasi komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi, filloi, pa praninë e opozitës , diskutimin e 7 ligjeve bazë të kësaj reforme .

Në kalendarin e miratuar prej Komisionit, parashikohet që 7 ligjet të përfundojnë diskutimin, në parim, nen për nen dhe në tërësi brenda gjysmës së parë të korrikut, për t’ia kaluar ato më pas seancës plenare.