KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Donald Tramp mposhtet në Ajova

Donald Tramp mposhtet në Ajova

Senatori nga Teksasi, Ted Cruz, një konservator që nuk ka shumë mbështetje nga udhëheqësit e partisë së tij, fitoi garen e kandidateve republikanë në Ajova më 1 shkurt, duke mposhtur miliarderin Donald Tramp. Kruz arriti të mbarre 28 për qind të votave të anëtarëve të partisë kurse Trampi 24 për qind. Për këtë të fundit, kjo është një goditje e madhe po të mbahen parasysh disa sondazhe ku kishte qëndruar në krye për muaj të tërë. Trampi u mundua të mos e tragjedizonte humbjen duke thënë se është i nderuar që gjendet në vendin e dytë. Mes e demokratëve, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton dhe senatori Bernie Sanders, janë thuajse në barazim, me një epersi shumë të vogël të zonjes Klinton. Ajo ka marrë 49.9 për qind të mbështetjes, kurse Sanders 49.4 për qind. Demokratët nuk e zgjedhin kandidatin e tyre me votim të thjeshtë, si republikanet, por me një proçes më të gjatë. Votimi i parë largon kandidatët që marrin më pak se 15%, pastaj u jepet kohë fituesve të bindin mbështetësit e kandidatëve të dalë jashtë gare se cilin duhet të mbështesin dhe votohet përsëri. Votuesit në Ajoua ishin të parët që votuan për të parapëqyerit e tyre për president. Votimi i radhes mbahet me 9 shkurt në Nju Hempshajer.