KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Donald Tramp në Miçigan, të tjera deklarata kundërthënëse
donald trump

Donald Tramp në Miçigan, të tjera deklarata kundërthënëse

Gjatë një takimi zgjedhor në Miçigan, kandidati republikan për në Shtëpinë e Bardhë, Donald Tramp, lëshoi të tjera deklarata kundërthënëse. Ai pohoi para mbështetësve të tij së i urren gazetarët dhe se shumë prej tyre janë të neveritshëm, por nuk do t’i vriste kurrë ata. Lidhur me Rusinë, ai tha: “Do të ishte mirë ta kishim këtë vend përkrah në luftën kundër Shtetit Islamik. Putini ka thënë për mua që jam i shkëlqyer. Që jam i madh. Nuk është gjë e keqe kur këtë ta thotë Putini.” Zoti Tramp ironizoi edhe kundërshtaren demokrate Hillari Klinton. “Ajo është e tmerrshme. Ka frike të garoje me mua”, tha ai .