KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Donald Tramp shënoi dhe tre fitore në Micigan, Misisipi dhe Hauai
Donald Tramp shënoi dhe tre fitore në Micigan, Misisipi dhe Hauai

Donald Tramp shënoi dhe tre fitore në Micigan, Misisipi dhe Hauai

Miliarderi njujorkez Donald Tramp ka fituar në parapraket republikane që u zhvilluan të martën në Micigan, Misisipi dhe Hauai. Nga 23 shtete ku janë zhvilluar parapraket, Tramp kryeson me fitore në 14 shtete, ndërsa rivalet e tij Kruz dhe Rubio fituan përkatësisht në 7 dhe dy shtete. Duke folur pas fitores së tij, Tramp u shpreh e suksesi i tij vjen nga tërheqja e votuesve nga radhët e partisë demokratike dhe atyre të pavarur. “S’duhet të harrojmë se demokratët vijojnë të na bashkohen ne, ashtu si dhe të pavarurit. Dhe nëse njerëzit vijojnë të vijnë në radhet tona, ne do të kemi dicka shumë speciale. Nëse fitoj dhe përballem me Hilarin, sondazhet po tregojnë se do ta mund lehtësisht,” u shpreh Tramp.

Edhe demokratët kanë zhvilluar parapraket në Michigan dhe Misisipi, ku ka surprizuar senatori Berni Sanders me fitoren e tij në Michigan. Ndërsa rivalja e tij Klinton ka fituar Misisipin. Nga 22 shtete ku janë zhvilluar parapraket e demokratëve, Clinton kryeson me një fitore dyshifrore në 13 shtete, ndërsa Sanders në 9.