KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Donald Trump dhe Hillary Clinton triumfojnë në ditën e njohur si “Super e Marta”

Donald Trump dhe Hillary Clinton triumfojnë në ditën e njohur si “Super e Marta”

Republikani, Donald Trump, dhe demokratja, Hillary Clinton, kanë arritur fitore në zgjedhjet për nominimet partiake në ditën e njohur si “Super e Marta”, meqë këtë ditë u mbajtën votime në 12 shtete amerikane. Clinton dhe Trump fituan në 7 prej 12 shteteve që votuan dje. Kandidati republikan, Donald Trump, fitoi në Alabama, Xhorxhia, Masaçusets, Virxhinia, Arkanzas, Vermont dhe Tenesi, ndërsa demokratja Hillary Clinton, fitoi në Alabama, Xhorxhia, Tenesi, Teksas, Arkanzas, Masaçusets dhe Virxhina. Rivali i saj, Bernie Sanders, që përshkruhet si demokrat socialist, fitoi në shtetin e tij, Vermont, Oklahoma e Kolorado. Rivali i zotit Trump në mesin e republikanëve, senatori Ted Cruz, ka fituar në shtetin e tij, Teksas dhe në Oklahoma. Kandidati tjetër republikan, senatori Marco Rubio, fitoi në Minesota. Zgjedhjet presidenciale amerikane mbahen me 8 nentor te ketij viti.