KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Donald Trump në Britani një ditë pas referendumit
Trump UK

Donald Trump në Britani një ditë pas referendumit

Donald Trump do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar më 24 qershor, ditën kur do të publikohen rezultatet e referendumit historik, në të cilin britanikët do të votojnë nëse duan të qëndrojnë në Bashkimin Evropian apo jo. Zëdhënësi i Trump tha se miliarderi njujorkez do të jetë në Skoci për të vizituar dhe inauguruar resortin e golfit Turnberry, një pronë që ai bleu në vitin 2014 dhe ku ka investuar miliona. Megjithëse nga zyra e Trump theksohet se vizita e tij në Mbretërinë e Bashkuar është thellësisht çështje biznesi, nuk ka dyshim se koha e zgjedhur është shumë domethënëse. Më 23 qershor britanikët do të votojnë në referendum dhe Trump do të jetë atje vetëm një ditë më pas, pikërisht ditën e lajmërimit të rezultatit zyrtar. Zyrtarë britanikë thanë se nuk ka asnjë plan që Trump të takohet me kryeministrin britanik David Cameron, pa llogaritur faktin që ky i fundit do të jetë tejet i zënë atë ditë.