KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Donald Tusk, vizitë në Jordani
Tusk: "Sulme shënojnë një nivel të ri të ulët nga terroristët në shërbim të urrejtjes dhe dhunës"

Donald Tusk, vizitë në Jordani

Bashkimi Evropian i vlerëson shumë përpjekjet e vazhdueshme të Jordanisë në luften kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Kështu u shpreh presidenti i këshillit evropian Donald Tusk gjatë një vizitë që po kryen në Jordani, ku u prit nga mbreti Abdullah në Aman. Ai tha se BE-ja dhe Jordani duhet të forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurise si patrnere të natyrshëm për të përballur sfidat. Dy udhëheqësit diskutuan edhe për krizën në Siri, procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe krizën e refugjatëve. Zoti Tusk shprehu mirënjohje për bujarinë e Jordanisë në pritjen e mijëra refugjatëve sirianë. Më pas presidenti Tusk vizitoi një kamp refugjatësh. Një ditë më parë ai vizitoi Egjiptin ku diskutoi për të njëjtat probleme me presidentin e vendit, kurse një javë më parë u ndal në Izrael.