KRYEFAQJA » LAJME » Dopingu, Gjonaj: Sfida më e madhe është edukimi i sportistëve
Dopingu, Gjonaj: Sfida më e madhe është edukimi i sportistëve

Dopingu, Gjonaj: Sfida më e madhe është edukimi i sportistëve

Sfida më e madhe në luftën kundër dopingut është edukimi i sportistëve dhe njerëzve të sportit. Ky ka qenë lajtmotivi i Konferencës Kombëtare për Anti-dopingun, që u mbajt të martën, 26 janar, në mjediset e Universitetit të Sporteve në Tiranë. Pjesëmarrësit në këtë konferencë, kryesisht sportistë, trajnerë, gjyqtarë, zyrtarë dhe drejtues të sportit u informuan mbi ndryshimet e reja në Kodin e Organizatës Botërore të Anti-dopingut (WADA), ndërsa theksi nga ana e lektorëve u vu tek substancat e përdorura më shpesh dhe tek rreziqet që paraqet përdorimi i tyre në veçanti.

Sipas drejtorit të Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, sfida më e madhe është edukimi i sportistëve.

Problemet me dopingun, sidomos në peshëngritje, kanë vite që janë shfaqur, por edhe luftuar me vendosmëri. Disa sportisë shqiptarë janë penalizuar herë pas here nga institucionet ndërkombëtare, por edhe ato shqiptare. Zbulimi i disa prej tyre gjatë vitit të kaluar  dhe që mendohej të ishin titullarë të ekipit olimpik, ka bërë që Shqipëria të shkojë në Lojërat Olimpike të Brazilit me delegacion të reduktuar.