KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dorëzohet pas disa orësh bisedimesh pengmarrësi i “Egypt Air”
eeeeeee

Dorëzohet pas disa orësh bisedimesh pengmarrësi i “Egypt Air”

Personi që mori peng avionin e kompanisë ajrore “Egypt Air” të martën në mëngjes, duke e detyruar pilotin e avionit të bëjë zbritje të detyruar në Qipro, më në fund, i është dorëzuar policisë pas pesë orësh bisedime. Akoma nuk dihen motivet e vërteta të rrëmbimit të avionit, por mediat e huaja raportuan se mesa dukej gjatë paradites ai donte të ribashkohej me ish-gruan e tij qipriote e cila u përfshi në negociatat për lirimin e pengjeve.