KRYEFAQJA » LAJME » Dorëzohet “Progres Raporti 2016”

Dorëzohet “Progres Raporti 2016”

Komisioni Europian dorëzoi raportin e progresit 2016 dhe i ndezi dritën jeshile rrugëtimit euopian të vendit, duke përsëritur kërkesën për vijimin e reformës në drejtësi dhe zbatimin e ligjit të Vettingut. Përfaqësuesja e BE në Tirane, Vlahutin, i dorëzoi “Progres Raportin 2016” krerëve të shtetit, me besimin kjo është një rrugë e pandalshme.

“Shqipëria ka bërë progres vendimtar në axhendën e reformës dhe Komisioni Europian sot rekomandoi që të çelen negociatat e aderimit me BE në varësi të rezultateve të prekshme dhe të besueshme të cilat duhen arritur ne zbatimin e reformës në drejtësi. Shqipëria ka treguar porgres, ecuri të vazhdueshme, të qëndrueshmërisë që e meriton këtë rekomandim”, është shprehur Vlahutin.

Kryetari i Kuvendit Meta e cilësoi këtë moment si shpërblim të përpjekjeve të faktorit politik për plotësimin e rekomandimeve. Ai garantoi se parlamenti do të angazhohet për zbatimin e rekomandimeve në kuadër të këtij procesi. Ndërsa Kryeministri Rama, tha se kriteret e Brukselit për zbatimin e reformës në drejtësi dhe Vettingun, janë të njëjtë, prioritete të qeverisë shqiptare. Kreu i opozitës, Basha tha se opozita ka dhënë kontributin e saj në miratimin e reformës në drejtësi.

Raporti i Progresit 2016-të i Komisionit Europian, për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit, shënon se shqipëria ka bërë progres në fushat kryesore. Ai vlerëson se vendit i duhet të vijojë rrugën e reformave dhe të bëjë më shumë në fusha, te të cilat ky progres-raport nuk konstatoi hapa pozitive, por as nuk gjeti regres .Drejtësia mbetet çelësi i negocatave.