KRYEFAQJA » LAJME » Dosjet e sigurimit, pritet krijimi i komisionit
Njerëzit e dosjeve në parlament, priten polemika

Dosjet e sigurimit, pritet krijimi i komisionit

Komisioni i Ligjeve ka votuar të hënën për anëtarët e komisionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Qeveria ka propozuar Gentiana Sulën si kryetare të komisionit, ndërsa nga shoqata e ish-të përndjekurve janë propozuar Simon Miraka dhe Daut Gumeni. Dy kandidatë të tjerë do të propozohen nga Kuvendi. Votimi i kandidatëve do të bëhet të enjten në seancë parlamentare.
Njëmbëdhjetë kandidatë iu nënshtruan verifikimit nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, e cila përjashtoi dy prej tyre si të papërshtatshëm. Pas votimit të kandidatëve do të nisë identifikimi dhe mbledhja e dosjeve të sigurimit nga autoritetet publike dhe rrjeti arkivor.