KRYEFAQJA » LAJME » Dosjet elektronike të punonjësve, një nga prioritetet për të hapur negociatat e Shqipërisë me BE
Dosjet elektronike të punonjësve, një nga prioritetet për të hapur negociatat e Shqipërisë me BE

Dosjet elektronike të punonjësve, një nga prioritetet për të hapur negociatat e Shqipërisë me BE

Departamenti i Administratës Publike po punon që të gjitha institucionet publike tashmë do të kenë dosjen elektronike të punonjësve dhe regjistrin qendror të personelit. Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, gjatë një aktiviteti me përfaqësues të BE, ambasadës franceze dhe italiane në Tiranë, tha se ky projekt është një nga prioritetet për të hapur negociatat e Shqipërisë me BE. “Arsyeja se përse BE i kushton kaq vëmëndje kësaj reforme është fakti që është 1 nga 5 prioritet e hapjes së negociatave me BE. Që shteti shqiptar të funksionojë, duhet patjetër që administrata publike të qëndrojë mbi bazën e meritokracisë” tha zonja Harito. Aktualisht në sistem janë futur dosjet e punonjësve të ministrisë dhe më pas do të lidhen me gjëndjen civile, sigurimet shoqërore si dhe me tatimet. Vazhdimisht BE ka këmbëngulur në një reformë serioze në administratën publike në Shqipëri si një element kyç për hapjen e negociatave.