KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » DRAMË: “NJË ZJARRËFIKËS NË OBORRIN E TEATRIT”

DRAMË: “NJË ZJARRËFIKËS NË OBORRIN E TEATRIT”

Dramaturgu Stefan Çapaliku, rikthehet në teatrin “Migjeni” në Shkodër, me një komedi të verdhë, që trajton fatin e njerëzve të teatrit në ditët e sotme. Mesazhe të forta pjesa përcjell për indiferentizmin e institucioneve, por dhe publikut ndaj teatrit e dramës shqipe:

Stefan Çapaliku regjisor i shfaqjes tha se “mendoj që ka ardhur koha të kemi një forum të teatrit në Shkodër pasi nuk mund të kemi një spektator të së ardhmes apo spektator europian, bashkohor nëqoftëse nuk arrijmë të ndërtojmë një dialog pas shfaqjes”. Fabula trajtohet përmes një humori të hollë, gjuhës së trupit, muzikalitetit e komunikimit me publikun. “Kjo shfaqje flet në shumë dimensione, jep shumë mesazhe, prek çdo aktualitet, prek çdo kohë në të cilën gjendet arti shqiptar”tha Nikolin Ferketa aktor pranë teatrit të shkodrës. Aktorja e njohur Rita Gjeka thotë se “është e nevojshme me u ulë e me mendu, filozofia është me ia gjete defektet vetit dhe dimë me ia dale bukur”. “Është diçka ndryshe faktikisht që vjen risi për qytetin e Shkodrës. Ndoshta edhe publiku është qendur para të papriturës pasi nuk është qendur para shfaqjeve të tilla por që është një rrugë e re që po bën bujë nëpër botë” shtoi Kristiana Doda një tjetër aktore pjesmarrëse në shfaqje. Premiera e komedisë “Një zjarrëfikës në oborrin e teatrit” ishte të enjten, ndërsa do të vijojë të jepet gjatë fundjavës.