KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Drejt zbulimit të varrit të Nefertitit
Drejt zbulimit të varrit të Nefertitit

Drejt zbulimit të varrit të Nefertitit

Arkeologët e universitetit amerikan të Arizonës ndodhen pranë një zbulimi të madh. Pas skanimit të varrit të faraonit Tutan-Kamun në piramidën e tij në Egjipt, ata mendojnë se mund të kenë zbuluar më në fund edhe dhomën e fshehtë ku është varrosur nëna e tij, mbretëresha e famshme Nefertiti. Skanimi mund të çojë në zbulimin e dy dhomave të fshehta dhe, mbështetur në gjeometrinë e piramidës, një nga këto dhoma ka mundësi të jetë varri i mbretëreshës. Nëse kjo del e vërtetë, atëherë do të përbëjë një lajm të madh për arkeologjinë e piramidave. Kompania spanjolle Faktum Art është ngarkuar të ndërtojë një relikë identike të varrit të Tutan-Kamunit për t’u ekzpozuar për kureshtarët.