KRYEFAQJA » LAJME » Drejtësi, Manjani në Athinë takohet me Paraskevopoulos
manjani - paraskevopulos, takim, athine, greqi, parlament

Drejtësi, Manjani në Athinë takohet me Paraskevopoulos

Greqia dhe Shqipëria po diskutojnë rritje e bashkëpunimit për të luftuar me më shumë efikasitet krimin e organizuar qe operon mes dy vendeve. Kjo është bërë e ditur gjatë vizitës që ministri i drejtësisë Ylli Manjani po bën në Greqi ku është takuar me homologun grek Nikolaos Paraskevopoulos. Zoti Manjani citohet të ketë thënë se “Juridiksioni territorial nuk mund të jetë mbrojtje për askënd që i shmanget drejtësisë në dy vendet tona”. Ministri shqiptar i drejtësisë u shpreh për krijimin e urave të bashkëpunimit për zbatimin e standarteve të përbashkëta ligjore dhe për zbatimin e tyre në praktikë.
Tema të rëndësishme të bisedimeve kanë qenë bashkepunimi ndërkufitar si dhe shërbimi i burgjeve. Palët kanë rënë dakord edhe për vendosjen e urave të komunikimit për unionet e gjyqtarëve dhe prokurorëve.