KRYEFAQJA » LAJME » Drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të provimeve:Tezat e dala të pavërteta
Drejtoresha-e-Agjencise-Kombetare-te-Provimeve-AKP-Rezana-Vrapi

Drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të provimeve:Tezat e dala të pavërteta

Pretendimet për daljen e tezës së matematikës në rrjetet sociale, Drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të provimeve Rezana Vrapi i ka quajtur spekullime të atyre që kanë kërkuar të cënojnë besueshmërinë procesit të maturës shtetërore. Për sa i përket rezultateve të provimit të parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj, Vrapi është shprehur se ato kanë qënë të larta ku mbi 60 për qind të maturantëve janë vlerësuar me notat 8, 9 dhe 10. Me nota më të larta janë vlersuar ata të rinj që janë nënshtruar provimit të gjuhës angleze në krahasim me gjuhët e tjera të huaja.