KRYEFAQJA » LAJME » Drejtoresha për Europën e OBSH Suzana Jakab vizitë në Tiranë
Drejtoresha per Europen e OBSH Suzana Jakab

Drejtoresha për Europën e OBSH Suzana Jakab vizitë në Tiranë

Drejtoresha për Europën e OBSH Suzana Jakab i ka rekomanduar qeverisë shqiptare rritjen e financimeve në shëndetësi duke e konsideruar këtë një politike të rëndësishme drejt mbulimit universal të popullatës me shërbime shëndetësore. Jakab këtë qëndrim ja percolli sot deputetëve në komisionin e shëndetësisë .

Është shumë e rëndësishme që të rritet financimi për frymë në shëndetësi. Kuota që aplikohet sot është 2,8 e produktit të brendshëm bruto ndërsa rekomandimi ynë është që kjo kuotë të shkoje të paktën në 3,5 të Produktit të brendshëm Bruto.Qeveria shqiptare sot aplikon10% të buxhetit për sistemin shëndetësor , ndërkohë që rekomandimi ynë është që minimumi i akorduar për sistemin shëndetësor të jetë 12% u shpreh Suzana Jakab.

E ndërsa për këtë rritje ajo sugjeroi mbështetjen e financave publike nga financimet shtesë duke u bazuar në rregulla të qarta bashkëpunimi në partneritetin publik-privat, një tjetër rekomandim ishte edhe ulja e pagesave nga xhepi të qytetarëve për shërbimet shëndetësore.

Kryetarja e komisionit të shëndetësisë Albana Vokshi i prezantoi zonjës Jakab problemet që shqetësojnë opozitën në lidhje me abuzimet me chek-up, kontrollin e mamografisë dhe idenë e privatizimit të laboratorëve, ndërkohë që përfaqësuesi i LSI, ish ministri i shëndetësisë Vasili kërkoi nga OBSH asistencë në lidhje me raportet e ardhshme në partneritetin publik privat.