KRYEFAQJA » LAJME » Dritan Hajro i PAA, kandidat i opozitës për Bashkinë e Kolonjës
Dritan Hajro i PAA, kandidat i opozitës për Bashkinë e Kolonjës

Dritan Hajro i PAA, kandidat i opozitës për Bashkinë e Kolonjës

Opozita shqiptare ka përzgjedhur kandidatin e saj për zgjedhjet parakohshme në Bashkinë e Kolonjës, që do të mbahen më 20 nëntor, pas ndarjes papritur nga jeta të ish kryetarit socialist Arben Malo.
Ashtu siç pritej kandidati nuk është nga rradhët e PD, partia më e madhe e koalicionit opozitar, por nga rradhët e Partisë Agrare Ambientaliste. Emri i kandidatit të opozitës është Dritan Hajro. Burime të ndryshme mediatike nënvizojnë faktin se zoti Hajro njhet si një për kontributet e tij në të majtën shqiptare. “Unë do të jem kryetari i bashkisë për të gjithë qytetarët e Kolonjës pa dallim bindjesh politike. Do të jemi bashkë me qytetarët për të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre” tha zoti Hajro gjatë prezantimit. Kreu i PAA Agron Duka tha se është keqqeverisja dhe rrënimit ekonomik i qeverisë Rama, ato që e kishin  shtyrë, zotin Hajro të pranonte kandidaturën si përfaqësues i opozitës.
Edhe kreu i PD Lulzim Basha tha se se Dritan Hajro ndan me të djathtën shqiptare, me koalicionin opozitar domosdoshmërinë e përballjes me të keqen. “Është njësoj si dhjetëra, qindra, mijëra shqiptarë me prejardhje politike të majtë i rreshtuar pa asnjë hezitim në një aleancë të madhe që po zmadhohet dita –ditës dhe që ka për qëllim bashkimin e fuqive të gjithë shqiptarëve të ndershëm, të djathtë, të qendrës dhe të majtë që kanë marrë një zotim para qytetarëve shqiptarë dhe një zotim para historisë në këtë moment delikat për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Për të mos i lënë Shqipërinë në dorë krimit, drogës, një bande të korruptuarish që buxhetin e shtetit e shohin si pronë të tyre” tha zoti Basha.