KRYEFAQJA » LAJME » Droga, rriten masat e kontrollit në kufi
droge

Droga, rriten masat e kontrollit në kufi

Gjashtë mujori i parë i këtij viti rezulton me trend në rritje të tentativave për kalimin e sasive të lëndëve narkotike nga pikat e kalimit kufitar. Televizioni shqiptar vëzhgoi nga afër se si kryhet kontrolli në këto pika dhe konkretisht në Portin e Durrësit. Sipas shefit të kësaj pike kufiitare, Julian Doraci janë kapur rreth 500 kilogram lëndë e llojit kanabis sativa, 5.5 kg heroinë dhe 1.2 kg kokainë. Në këtë pikë kufitare në bazë të analizës së riskut kryhet edhe identifikimi i personave të dyshuar.
Tendenca të kalimit të lëndëve narkotike ka patur edhe në doganën e Muriqanit. Shefi i pikës së kalimit Elvis Dervishi thotë se vetëm në muajin që lamë pas, u sekuestruan 16 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Për të eleminuar kontrollet policore, krimi zgjedh kalimin e lëndëve narkotike edhe në vijën e gjelbër. Një rast i tillë është regjistruar në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.