KRYEFAQJA » LAJME » Droga: Rusia paralajmëron WADA-n
Droga: Rusia paralajmëron WADA-n
EPA/YURI KOCHETKOV

Droga: Rusia paralajmëron WADA-n

Rusia mund të ndalojë së financuari WADA-n, Agjencia Botërore Kundër Drogës, nëse laboratori rus RUSADA nuk do të ligjërohet. Këtë e tha ministri rus i Sportit Vitali Mutko.

“Besoj se nëse organizata e jonë nuk do të njihet edhe për ca kohë, atëherë çfarë kuptimi ka që të paguajmë? Është shpikur një lloj historie për Rusinë… OK, e keni shpikur, por na tregoni se si duhet të veprojmë për gjithë këtë. Na thoni se sistemi është i juaji, por jo, nuk thonë asgjë. Por sistemi, WADA është e tyrja. Si laboratori ashtu edhe RUSADA janë organizatat e tyre. Tani punojnë ekspertë të huaj te RUSADA dhe ne paguajmë para pa fund”, tha ministri për RIA Novosti.