KRYEFAQJA » LAJME » DSHP: Uji i depozitave kolektive me përmbajtje të lartë mikrobike
DSHP: Uji i depozitave kolektive me përmbajtje të lartë mikrobike

DSHP: Uji i depozitave kolektive me përmbajtje të lartë mikrobike

Uji i depozitave kolektive dhe atyre individuale mbi pallate rezulton gjithmonë i ndotur me ngarkesë të lartë mikrobike. Konstatimi vjen nga Drejtoria e Shëndetit publik, pas analizimit të përmuajshëm të rreth 30 mostrave që vijnë si ankesa nga qytetarë të ndryshëm pranë laboratorit të kësaj drejtorie. Sipas shefit të higjenes publike shkak për kompromentimin e cilësisë së ujit është mospastrimi i depozitave për vite me radhë.

Sipas specialistëve ky ujë është i rrezikshëm për shëndetin . Uji i depozitave nuk duhet konsumuar për tu pirë dhe as për gatim përvecse për punë shtëpie.

Në 21 Mars kryebashkiaku Veliaj në bashkëpunim me Ujësjell-Kanalizmet paralajmëroi se në fillim të Prillit do të fillonte çmontimin e depozitave të qytarëve nga pallatet fillimisht në Kodrën e Priftit dhe Ali Dem por deri më tani asnjë depozite nuk ka lëvizur.