KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Dua Lipa ndez Tiranën
dua-lipa-kendon

Dua Lipa ndez Tiranën

Ajo është ylli britanik në muzikë por me zemër dhe emër që flet shqip. BBC e ka nominuar si zërin e vitit (sound of the year) ajo është Dua Lipa. Një fenomen muzikor që prej dy vitesh ka magjepsur industrinë e muzikës dhe ka bërë edhe shqiptarët të ndihen krenare. Dhe ajo nuk ka zhgënjyer as në Prishtinë dhe as në Tiranë dy koncerte që do mbeten gjatë në mendjen e publikut dhe në sytë e Dua Lipes, shqiptarës së bukur dhe me një zë që të kujton një kombinim fatal mes Adele dhe Christina Aguilera. Ajo e ka ndezur dje në mbrëmje sheshin Nënë Tereza në një performancë që do mbahet mend gjatë.

Me një portret të pastër, e sigurt dhe e përqëndruar tek muzika, ajo ndalet tek paskuintat e interpretimit të këngës shqip me të atin, ai që i ka ushqyer me nota drejt rrugëtimit për tek ëndrra e muzikës por edhe ai që e ndihmon të ruaje ekuilibrat.

Dua Lipa nuk është thjesht këngëtarja që ngjitet në skenë, ajo shkruan dhe kompozon dhe nuk janë pak gjërat që e frymëzojnë. Edhe singëlli i fundit është një frymëzim autobiografik ku ajo dëshmon një elegancë të rrallë jo thjesht në ritme por edhe në lirikat të cilat i ka për zemër.

Dua Lipa përveçse po shijon suksesin e koncerteve të saj në gjithë botën i ka kthyer sytë nga vendlindja dhe me koncertet në Prishtinë dhe në Tiranë ka shënjuar një histori dashurie të gjatë me publikun që flet shqip dhe e inkurajon Duan e talentuar sepse të gjithë e duan Duan.

Intervista

Dua Lipa fenomeni i ri muzikor që po çmend industrinë e muzikës në fakt i ka bërë një magji të tejskajshme Prishtinës,çfarë të bëri Prishtina ty?

-Më dha një moment të paharrueshëm, më bëri të ndihem shumë krenare nga vendi që vij. Ka qënë një natë shumë speciale për mua, ka qënë show më i madh për mua që kam bërë ndonjë herë dhe ska më lezet se të vish e të performosh në vendin tënd.

Cfare ndodh në botën e emocioneve të një artisteje kur ngjitet në skenën e atdheut të vet dhe këndon përkrah babait vet?

-Kam shumë emocione para performancës por më pas kur ngjitem aty harrohet gjithçka dhe unë përqëndrohem tek ajo çfarë dua të bëj dhe performanca me babin ishte diçka krejt spontane pasi un kisha vendosur që ta këndoja këngën vetëm kur në çast në skenë u ngjit babai.

Në fakt pashë një backstage(prapa skene) ku babai juaj dukej i surprizuar.

-Ai nuk e dinte se çfare ka ndodh dhe pastaj e kam pyetur nëse do donte që strofën e dytë ta këndonim bashkë, edhe siç thashë më parë ka qënë një natë e paharrueshme për mua.

A ishte kjo një përmbushje e të gjitha ëndrrave të fëmijërisë, sigurisht që babai juaj ka ndikuar shumë në formimin tuaj muzikor.Ti jo thjesht ke dëgjuar muzikë, ti je rritur me muzikë por edhe ke frymuar muzikë apo jo?

-Gjithmonë kam qënë e inspiruar nga muzika prej një moshe të vogël dhe i falenderohem nënës dhe babit që më kanë rritur me muzikë të mirë dhe ëndrra ime që e vogël ka qënë që të mund të ngjitem në skenë të këndoj me babin dhe këtë mundësi nuk e kanë të gjithë.

Dua Lipa një zë dhe portret që ka mahnitur publikun në fakt nuk është e thjesht ta ruash ekuilibrin mes të qënit artiste,të qenit një njeri i famshëm. Si arrin ta ruash ekuilibrin dhe duke qënë me këmbë në tokë?

-Familja përfundimisht më ka mësuar që të jem falenderuese për gjithçka që kam dhe mos me harru nga vij dhe vendim tim. Dhe kam dëshirë me mendu që ajo është ajo që me ndihmon të ruaj ekuilibrin.

Jeta jote kto dy vite ka ndryshuar rrënjësisht. Këtë vit ke qënë gjithë kohës nëpër turne, koncerte, ke ndonjë peng?

-Peng? Asnjë sepse kjo është ajo që kam dashur tbëj gjithë jetën dhe më në fund ëndrrat po më bëhen realitet kështu që unë nuk ankohem asnjëherë.

Edhe kur është shumë e lodhshme?

-Edhe kur është shumë e lodhshme. Ajo që thashë më parë kur un dal në skenë gjithçka ka kuptim për mua.

Çfarë të frymëzon më tepër kur shkruan sepse Dua Lipa nuk thjesht një këngëtare në skenë, nuk është thjesht një performuese, ajo shkruan, kompozon. Psh di që një nga vargjet e tua të preferuara nga singëlli i fundit Hotter than hell është dark site.

-Të gjitha këngët që un shkruaj kanë të bëjnë me mua ,me përditshmërinë time, jane autobiografikë, shkruaj për gjërat që di nga shoqëria ime apo për vende të ndryshme që më frymëzojnë. Për shembull, kur kam ikur në Nju Jork e kam shkruar menjëherë këngën “New love” se e kam pasur direkt një fare inspirimi. Gjëra të ndryshme më frymëzojnë të shkruaj kështu që gjithçka ka të bëje me mua.

Ti kur ngjitesh në skenë kam dëgjuar një intervistë tënden që thua ndihem e pathyeshme, çfarë të bën të ndihesh e tillë në skenë?

-Pasioni për muzikën. Me pas mundësinë me dal para gjithë atyre njerëzve dhe tbëj atë që kam dashur gjithë jetën ajo është që më bën të ndihem e pathyeshme .

Intervistoi: Mira Tuci