KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dubai, evakuohet avioni që mori flakë, s’ka të plagosur
Dubai, evakuohet avioni që mori flakë, s'ka të plagosur
EPA/STR

Dubai, evakuohet avioni që mori flakë, s’ka të plagosur

Një avion i kompanisë ajrore “Emirates Airline” u përplas në momentin kur po ulej në aeroportin e Dubait me 300 njerëz në bord, njoftojnë zyrtarët. Zyra për media e qeverisë së Dubait ka thënë në Twitter se të gjithë udhëtarët janë evakuuar në mënyrë të sigurt dhe se askush nuk është plagosur. Avioni “Boeing 777” po fluturonte nga qytetin indian Trivandrum për në Dubai. Në total kanë qenë 275 udhëtarë si dhe ekuipazhi në bord. “Prioriteti jonë kryesor është siguria dhe mirëqenia e të gjithë të përfshirëve në incident,” shkroi kompania ajrore në Twitter.