KRYEFAQJA » LAJME » Dule: Reforma e vonuar, palët të gjejnë gjuhën e përbashkët
Dule: Reforma e vonuar, palët të gjejnë gjuhën e përbashkët

Dule: Reforma e vonuar, palët të gjejnë gjuhën e përbashkët

Ndërsa opozita  e ka quajtur veprim të njëanshëm dërgimin në parlament të paketës së Reformës në Drejtësi, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, partia e të cilit po qëndron mes opozitës dhe maxhorancës, duket se ka qenë në mbështetje të hapave të kësaj të fundit. Zoti Dule u ka bërë thirrje palëve për të gjetur gjuhën e përbashkët për miratimin e Reformës në Drejtësi. “Vlerësoj ecurinë e deritanishme të reformës. Ka mbetur vetëm një çështje pa u zgjidhur që besoj se me vullnet të mirë dhe negocim nga aleatët mund të arrihet edhe kompromisi i fundit” tha zoti Dule. Lidhur me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, Vangjel Dule u shprehet se ato janë në nivele të larta, por kritikoi qeverinë Rama për mungesë vizioni në politikën e jashtme.