KRYEFAQJA » LAJME » Durrës, 4 vite burg për ish-Kryeinspektorin Rajonal të Mjedisit
Durrës,4 vjet burgim për ish-Kryeinspektorin Rajonal të Mjedisit, Genci Balla

Durrës, 4 vite burg për ish-Kryeinspektorin Rajonal të Mjedisit

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 4 vjet burgim ish-Kryeinspektorin Rajonal të Mjedisit, Genci Balla, i akuzuar për “korrupsion pasiv”. Gjithashtu gjykata ka dënuar edhe ish-inspektorin rajonal, Eduart Bejko me 4 vjet burg, si edhe 1 vit e 6 muaj burgim për juristen private, Doriana Nikolla, e cila shërbente si ndërmjetëse për veprimet korruptive të zyrtarëve me subjektet tregtare.

Dy zyrtarët u arrestuan në 2014-ën pasi i kërkonin në formë “gjobe” mujore shumën 100.000 lekë një shtetasi kinez, i cili kishte një aktivitet në riciklimin e mbetjeve plastike në zonën e Durrësit.

Fillimisht ata u shpallën të Pafajshëm nga gjykata e rrethit gjyqësor Durrës por pas ankimimit të Prokurorisë, Gjykata e Apelit e ktheu për rishqyrtim çështjen në shkallë të parë, me një tjetër trup gjykues.