KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Durrës, arkeologë shqiptarë e francezë zbulojnë vazhdimësi kronologjike për jetën e qytetit antik

Durrës, arkeologë shqiptarë e francezë zbulojnë vazhdimësi kronologjike për jetën e qytetit antik

Zbulime të rëndësishme arkeologjike kanë dalë në pah gjatë gërmimeve që po zhvillohen paralelisht në tre pika të qytetit të Durrësit. Projekti që ka nisur zbatimin në vitin 2012 nga Instituti Arkeologjik Shqiptar dhe Universiteti Lyon 2, këtë radhë është zhvendosur tek muri i kalasë, tek termat romake në themelet e pallatit të kulturës dhe në mjediset e jashtme të mauzoleut të dëshmorëve. Në termat publike romake po realizohen sondazhe që synojnë të identifikojnë fazat e ndryshme ndërtimore dhe funksionin e tyre. Këtu janë zbuluar struktura që dëshmojnë vazhdimësi kronologjike të rëndësishme për jetën e qytetit antik. Sipas arkeologes Brikena Shkodra, pranë mureve të kalasë synohet zbulimi i fazave të mundshme ndërtimore parabizantine. Arkeologia Brikena Shkodra shprehet se jemi ndalur në këtë pjesë të fortifikimit bizantim të qytetit për të hedhur dritë rreth disa pyetjeve shkencore të punës tonë që kanë të bëjnë me fortifikimin e qytetit nga perandori Justinian. Zbulimi në këtë zonë lidhet me një varrezë të periudhës mesjetare të shekullit 2-3. Përpara godinës së Mauzoleut të Dëshmorëve po punohet për të kuptuar funksionin dhe datimin e disa strukturave të identifikuara në fundin e viteve 70-të, të shekullit të kaluar, gërmuar nga arkeologu Fatos Tartari. Harta Arkeologjike e qytetit të Durrësit është në proçes të avancuar dhe është funksionale. Brenda këtij viti synohet përfundimi i saj dhe prezantimi në publik dhe në institucionet palë në projekt.