KRYEFAQJA » LAJME » Durrës, grabitje me armë në një pikë këmbimi valutor Western Union
grabitje me arme ne nje western union

Durrës, grabitje me armë në një pikë këmbimi valutor Western Union

Një pikë e këmbimit valutor Western Union është grabitur nga dy persona mëngjesin e sotëm në Shkozet të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.00 në kohën që pika që funksionon si agjenci këmbimi valutor dhe transferta me jashtë, sapo ishte hapur. Burime të policisë së Durrësit kanë bërë të ditur se kanë qenë dy persona me skafandra motori, njëri prej të cilëve me pistoletë, që kanë rrëmbyer një sasi të konsiderueshme në lekë dhe valutë . Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektiva të shumtë të policisë së Durrësit, ndërkohë që janë ngritur postblloqe tek Ura e Dajlanit, në hyrje të autostradës Durrës – Tiranë si dhe tek Unaza e Shkozetit. Nga të dhënat e para mendohet se grabitësit kanë arritur të rrëmbejnë rreth 2 milion lekë të reja.