KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Durrës, hapet për vizitorët Mozaiku i Meandrit
Durrës, hapet për vizitorët Mozaiku i Meandrit

Durrës, hapet për vizitorët Mozaiku i Meandrit

Hartës së monumenteve të kulturës në Durrës i shtohet një tjetër objekt me vlera të rralla arkeologjike. Mozaiku i Meandrit i zbuluar para 10 vitesh në lagjen 11 të qytetit tashmë është hapur për vizitorët pas rikonstruksionit të mjediseve poshtë pallatit ku u zbulua.

Mozaiku i Meandrit është shpallur monument kulture i kategorisë së parë para një viti. Mozaiku ka në brendësi simbolin e Meandrit ose të diellit në lëvizje, në formën e kryqit të thyer. Ai ka një sipërfaqe prej 7 metrash katrorë i punuar në teknikën bardhë e zi.