KRYEFAQJA » LAJME » Durrës, kapet heroinë në furgonin me pasagjerë, arrestohen drejtuesit e mjetit
Durrës, Kapet heroin në furgonin me pasagjer, arrestohen drejtuesit e mjetit

Durrës, kapet heroinë në furgonin me pasagjerë, arrestohen drejtuesit e mjetit

Një sasi prej 5. 5 kg drogë e dyshuar heroinë është gjetur e fshehur në një furgon me pasagjerë me destinacion Italinë. Droga u gjet gjatë kontrollit në pikën e kontrollit të automjeteve në vijën e dytë, në Portin e Durrësit mbrëmjen e 7 Majit 2016. Drejtuesi ι mjetit Lorand Dhëmbi, 46 vjeç, banues në Tiranë dhe shoferi Bledar Çapani,49 vjeç, u arrestuan në flagrancë.

Furgoni me pesë pasagjerë ishte nisur nga Tirana me destinacion Italinë. Operacioni u krye nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e policisë së Durrësit. Dy të arrestuarit janë marrë në pyetje por burimet nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se ata kanë mohuar të kenë pasur dijeni për lëndën narkotike. Droga ishte fshehur pas tapicerisë në krahun e pasagjerit. Në hetime do të përfshihen Prokurore të Krimeve të Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Trafikimi i lëndëve narkotike ” parashikuar në nenin 283 / a / 2 të Kodit Penal, informon policia e Durrësit.