KRYEFAQJA » LAJME » Durrës, kremtohet Dita e Ujit të Bekuar
Durrës, kremtohet Dita e Ujit të Bekuar

Durrës, kremtohet Dita e Ujit të Bekuar

Qindra besimtarë ortodoksë në Durrës kanë kremtuar më 6 janar Ditën e Ujit të Bekuar, në portin e Durrësit, më i madhi në Shqipëri. Megjithë kushtet e rënduara të motit dhe rreshjet e shiut, besimtarë të shumtë dhe mjaft qytetarë të tjerë durrsakë morën pjesë në këtë ngjarje të shënuar. Ceremonia simbolike e hedhjes së Kryqit në ujë, u zhvillua si çdo vit në kalatën 5 të portit, menjëherë pas meshës së paradites në katedralen e Shën Pavlit dhe Shën Astit. Mes atyre që luftuan për të kapur kryqin, fati i buzëqeshi studentit 20-vjeçar Xhulio Arapi, i cili mes përgëzimeve të besimtarëve uroi paqe dhe harmoni për të gjithë.