KRYEFAQJA » LAJME » DURRËS: LEGALIZIM SHTESAVE NË ZONËN ARKEOLOGJIKE B

DURRËS: LEGALIZIM SHTESAVE NË ZONËN ARKEOLOGJIKE B

Një mijë aplikuesit për legalizim të shtesave në lartësi në objektet që ndodhen në zonën arkeologjike B në Durrës, mund të rikthehen në zyrat e ALUIZNIT për të përfunduar proçesin e nisur prej vitesh.

“Është një lajm i mirë për të gjitha shtesat në lartësinë në zonën arkeologjike B që përfshin pjesën më të madhe të qytetit dhe janë gati një mijë dosje të cilat zhbllokohen me VKM nr.756 datë 26.10.2016 për kriteret e reja kualifikuese. Këto tashmë nuk kanë më nevojë të trajtohen nga agjensia e shërbimeve arkeologjike, por menjëherë të kualifikohen pasi janë shtesa në lartësinë e objektit ekzistues” tha kreu i ALUIZNIT në Durrës Flamur Gjuzi.

Zoti Gjuzi thotë se brenda 6 muajsh, do të përfundojë proçesi i legalizimit të ndërtimeve, përveç 10 mijë ndërtimeve të reja të tilla po në zonën arkeologjike B të qytetit per te cilat sipas tij po ndërhyhet fuqishëm sebashku me Drejtorinë e Përgjithshme. “Javen e ardhshme do zhvillohet një takim të posaçëm për zonën arkeologjike B të qytetit me qëllim që të kalohet edhe në qeveri që të mund të zgjidhet edhe kjo pjesë e pa trajtuar ende” shton ai.

 Vetëm gjatë këtij viti në bashkitë Durrës e Shijak janë shpërndarë rreth 13 mijë leje legalizimi.