KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Durrës, mozaiku 2100 vjeçar meret në mbrojtje
Durrës, mozaiku 2100 vjeçar meret në mbrojtje

Durrës, mozaiku 2100 vjeçar meret në mbrojtje

Mozaiku me hipokamp, i njohur në qytetin e Durrësit, pritet së shpejti të futet në listën e monumenteve të kulturës. Drejtori i drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare Ledion Lako, shprehet se më herët është denoncuar gjendja aktuale e mozaikut me moshë 2100 vjeçarë, dhe tashmë pritet që ai të marë këtë status.

Mozaiku në fjalë është zbuluar në vitin 1947 nga arkeologu i mirënjohur Vangjel Toçi dhe pas konservimit të tij, ai ka qëndruar për shumë vite i mbuluar me rërë. Në fund të viteve 80 mozaiku është rihapur nga Moikom Zeqo. Pranë mozaikut është ndërtuar një pallat para disa vitesh, ndërkohë që mozaiku me sipërfaqe rreth 50 metër katror gjendet poshtë trotuarit.