KRYEFAQJA » LAJME » Durrës, mungesë librash në shkolla
gjimnaze, durres, mungese librash

Durrës, mungesë librash në shkolla

 

Nxënësit e shkollave të mesme në Durrës nuk kanë marrë akoma tekstet për këtë vit mësimor. Në libraritë shpërndarëse nuk ka tekste për klasat e dhjeta, njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta. Nxënësit shprehen se mësimin po e zhvillojnë duke marrë shënime, pasi librat nuk kanë ardhur akoma. Shkolla e mesme e përgjithshme “Leonik Tomeo” në Durrës është projekt pilot si qendër komunitare dhe në këtë shkollë ndjekin mësimin më shumë se 1000 nxënës. Drejtor i kësaj shkolle thotë se një pjesë e lëndëve në klasat e dhjeta dhe njëmbëdhjeta kanë tekste digjitale, ndërsa në klasat e dymbëdhjeta situata është më ndryshe. Nuk ka një përgjigje të saktë se kur do të pajisen me tekste nxënësit ndërsa në të gjithë vendin kjo problematikë është shqetësuese.