KRYEFAQJA » LAJME » Durrës, ndalohet në port kamioni me 457 kg kanabis
Durres,ndalohet ne port 457kg kanabis

Durrës, ndalohet në port kamioni me 457 kg kanabis

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Doganën që mbikqyr sistemin e skanerit, kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Një sasi e konsiderueshme prej 457 kg lëndësh narkotike të llojit kanabis sativa është bllokuar dje nga policia në Portin e Durrësit. Droga po transportohej me një kamion që udhëtonte nga Tirana me destinacion qytetin italian të Ankonës. Menjëherë pas zbulimit të lëndës narkotike, policia arrestoi në flagrancë, Robert Resulin 48 vjeç drejtuesin e kamionit tip Mercedez Benz me targa AA283 MZ. Sipas policisë, drejtuesi i kamionit po udhëtonte i vetëm në drejtim të Italisë, ndërsa po hetohen lidhjet e tij me persona të tjerë. Lënda narkotike u zbulua gjatë një kontrolli rutinë me skaner. Droga ishte fshehur në brendësi të ngarkesës me aksesorë mobiliesh, me qëllim që t’i shpëtonte kontrollit të policisë.